Nesër në orën 17:00 opozita ka aksionin e radhës të mosbindjes civile duke njoftuar se do të bllokojë disa akse kryesore. Policia e Tiranës është njoftuar nga Partia Demokratike e cila ka kërkuar tre orë leje.
Në kryeqytet, protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës. Tre orë e bllokuar, sikur ka kërkuar PD leje, do të thotë kaos me qarkullimin në atë hyrje të Tiranës por edhe pjesa të tjera të vendit ku është shtrirë mosbindja.
PD do të bllokojë rrethrrotullimet tek Casa Italia, Milot, Shkozet, Rrogozhinë, Levan dhe Bradashesh.