Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi u shpreh se opozita është në mosbindje civile dhe nesër në orën 17-00 do bllokohen akset në gjithë territorin e Republikës
“S’mund të ketë një seancë ku flitet gjoja për hallet e qytetarëve, flitet azhornim tokash apo sa toksik është tymi i cigares ndërkohë sot erdhën mbetjet toksike në portin e Durrësit.
Sot para drejtësisë duhet të jetë zinxhiri i drejtuesve deri lart në qeveri. S’mund të ketë normalitet në një vend ku zgjedhjet janë një element farsë për të vulosur marrjen e pushtetit.
Porti i Durrësit është vatra e krimit të organizuar me licencë nga kryeministri Rama. Ajo që po ndodh është produkt politikës që ndodh në këtë parlament. Opozita është në mosbindje civile. Nesër në orën 17-00 do bllokohen akset në gjithë territorin e Republikës” tha ai.