Kryeministri Edi Rama njoftoi për përfundimin e kantierit të Shkollës së Mesme Sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës, një projekt i madh që ofron kushte dhe standarde evropiane për 250 nxënës, përfshirë 150 konviktorë nga rrethet.
Qëllimi i këtij investimi është përmirësimi i mësimdhënies dhe ofrimi i mundësive më të mira për studentët sportivë. Rama e theksoi rëndësinë e këtij projekti në një postim në rrjetet sociale.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
“MIRËMËNGJES
dhe nga kantieri i shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës, e cila bashkë me konviktin e kësaj shkolle është një ndër projektet më të mëdha arsimore, që do të ofrojë kushte dhe standarde europiane të mësimdhënies për 250 nxënës të shkollës dhe 150 prej tyre që do të qëndrojnë në konvikt, ju uroj një javë të mbarë”.