Mbërritja e anijes me mbetje toksike sot në Portin e Durrësit po bëhet jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.
Washington Post shkruan se megjithatë anija nuk është ankoruar. Aktualisht ajo është një milje larg bregut.
“Jim Puckett, kreu i Rrjetit të Bazelit, ishte në Durrës kur anija mbërriti dhe u bëri thirrje autoriteteve që të bëjnë një hapje publike dhe marrjen e mostrave të kontejnerëve për të siguruar transparencë. Grupi gjithashtu dëshiron të analizojë mostrat në “laboratorë të ndryshëm paralelisht.
Ai u tha gazetarëve se dyshonin se pluhuri toksik i furrës së çelikut ishte mbledhur nga filtrat e kontrollit të ndotjes nga një kompani shqiptare dhe ishte kontrabanduar ilegalisht nga Kosova dhe Gjermania,” shkruan gazeta.