Nga kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan, deputeti demokrat Dash Sula u shpreh se mosbindja civile do të vazhdojë për tre orë.
“Mjafton të shikoni vetëm një krahasim me Kosovën. 20% i rriti Albin Kurti pensionet, 4% në Shqipëri. Sot kishte prapë një njoftim Kosova do të rrisë pagat në janar të vitit tjetër, këtu ende jo.
Rama e thotë rrogën me Euro, pasi e di që Euro është rritur. Kurse pensionisti e ka të pamundur për të mbyllur muajin. Prandaj qytetarët duhet të protestojnë.
Protesta do të vazhdojë për tre orë. Janë lajmëruar dhe policia. Ambulancë, zjarrfikëse, as që diskutohet, do të lejohet. Deri tani nuk kemi pasur asnjë reagim nga policia” tha ai.