Pasditen e sotme në Tiranë u zhvillua takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Morën pjesë përfaqësues jo vetëm nga shumica por edhe nga opozita. Gjithashtu eurodeputeti Fredi Beleri.
Në fund përpara se të largoheshin protokolli kërkonte një foto të përbashkët që hasi në “rezistencë”. Megjithatë buzëqeshjet nuk munguan sikur duket nga regjia e Kuvendit.
Bisedat e Pandeli Majkos apo Toni Gogut me Agron Gjekmarkajn dhe Gazment Bardhin e Ina Zhupën shoqërohen me buzëqeshje nga demokratët që pak minuta më pas u nisën për mosbindje civile ndaj socialistëve.