Policia e Kavajës ka arrestuar një 32-vjeçar, I.H., i dyshuar për vjedhjen e një automjeti tip “Range Rover” nga një servis në lagjen nr. 7. Pas disa orësh kërkimesh, autori u identifikua dhe u kap, duke rezultuar me precedentë penalë për vjedhje.
Vjedhja u raportua mëngjesin e 28 tetorit, dhe me ndihmën e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, policia arriti të gjejë automjetin e vjedhur, së bashku me dy celularët e autorit.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.