Ka nisur bllokimi i akseve rrugore në segmentet kryesore ku protestuesit kanë treguar qytetari.
Në atë moment po kalonte një ambulancë e cila po transportonte të sëmurit për në spital. Protestuesit i kanë hapur rrugën ambulancës dhe ajo ka vijuar rrugën për në spital.
Ky akt është mirëpritur me brohorima dhe duartrokitje nga protestuesit, prezent në momentin kur ka ardhur ambulanca.