-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Korrupsioni është kthyer në gangrenën kryesore të vendit

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në fjalimin e saj në Komisionin e Stabilizim-Asociimit tha se ka një mungesë të vullnetit politik të qeverisë për të luftuar korrupsionin.

Tabaku tha se “Raport pas raporti, tregues pas treguesi, korrupsioni është kthyer në gangrenën kryesore të vendit, arsyeja se pse shqiptarët nuk kanë besim në sistemin politik dhe arsyeja pse 40% e forcës aktive të punës janë larguar. Korrupsioni, lidhja me krimin e organizuar dhe me pastrimin e parave kanë qenë dhe janë pengesat kryesore në procesin e integrimit. Më vjen keq t’ju them se kjo është përkeqësuar ndër vite, se është ngritur në sistem dhe thirrjet e vazhdueshme të opozitës për ta shpallur luftën ndaj korrupsionit si një prioritet kombëtar nuk janë dëgjuar.”

Më pas ajo u shpreh se dy janë shkaqet kryesore të korrupsionit.

“E para, mungesa e vullnetit politik që përshkallëzohet, ku jo rastësisht mbi 50 zyrtarë të lartë janë akuzuar dhe aktualisht po hetohen për korrupsion që buron drejtpërdrejt nga zyrat e qeverisë. Akuza që janë të vlefshme dyfish pasi kur kanë dalë nga opozita të faktuara dhe të provuara, janë trajtuar pandershmërisht nga një shumicë që fatkeqësisht i ka vendosur atyre gjoksin e mbrojtjes dhe llumin ndaj atyre që i kanë drejtuar gishtin. Strukturat e dobëta të institucioneve, mungesa e transparencës dhe një kulturë politike që lejon abuzimin me pushtetin, kanë kthyer Shqipërinë në një shtet të kapur, ku abuzimi me detyrën është kthyer në një gradim politik me kosto të larta për vendin. Ndërsa shkaqet e jashtme lidhen me ndikimin negativ të faktorëve globalë si dhe mungesën e monitorimit dhe presionit të vazhdueshëm nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo krijon një situatë ku korrupsioni jo vetëm që tolerohet, por shpeshherë mbrohet nga sistemi.”, tha deputetja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit