Policia spanjolle ka arrestuar pesë grabitës brenda depozitës së arit, në lagjen Salamanca të Madridit. Mediat vendase raportojnë se të arrestuarit janë nga 30-45 vjeç, ku dy prej tyre janë shqiptarë dhe tre të tjerët spanjollë.
Një biznes që përveç mineraleve, kishte në magazinën e tij metale të çmuara, monedha dhe sende të tjera me vlerë të madhe. Ishin banorët e lagjes që pikasën autorët teksa hapën një vrimë në murin e godinës, nga pjesa e pasme e biznesit, me diametër më shumë se 60 centimetra.
Autorët e krimit të befasuar ishin të veshur me kapele dhe doreza. Ata kanë pasur edhe një automjet të parkuar në zonë, brenda të cilit kanë gjetur materiale dhe gjithashtu targa që dyshohet se janë të vjedhura, shkruan “Eldebate”.