Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi, pak pas orës 02:00 të mëngjesit, në rrugën nga Rethymno drejt Arkadia në Kretë.
Një 25-vjeçar shqiptar, i cili po udhëtonte me një motomjet, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Policia po heton rrethanat e aksidentit.