Një 25-vjeçar shqiptar u ndalua nga karabinierët në Cattolica, Itali, me akuzën e posedimit të drogës me qëllim tregtimin.
Gjatë kontrolleve, u gjetën rreth 20 gramë kokainë.
Operacioni ishte pjesë e një goditjeje të gjerë ndaj aktivitetit të trafikantëve të drogës në zonën bregdetare.