Policia e Shkodrës ka zbuluar një automjet tip Land Rover të djegur në zonën e Grudës së Re, ku brenda janë gjetur dy armë automatike.
Këto armë dyshohet se janë përdorur në atentatin e sotëm në lagjen Dobraç, ku Hamza Lici u vra dhe Arlind Bushati u plagos rëndë.
Një kalimtare humbi jetën gjithashtu, ndërsa bashkëshorti i saj është plagosur. Të dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë.
Atentati në Shkodër/Arlind Bushati lufton për jetën, 20 gëzhoja të gjetura në vendngjarje