Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike Jola Hysaj ka publikuar në rrjet sociale një bisedë ku një punonjës administrate kërkon nga të afërmit e tij votues për zgjedhjet e 2025.
Ajo shprehet se qeveria, për një vend pune, merr ‘peng’ jo vetëm të punësuarin, por edhe farefisin duke i bërë të ashtuquajtur ‘patronazhistë’.
“Zgjohuni sa nuk është VONË!
Mos lejoni që nevoja juaj t’ju cojë në nëpërkëmbjen e dinjitetit dhe të drejtave tuaja. Nevoja për të mbijetuar është bërë e madhe, por nuk mund të shesësh shpirtin.
Zgjohu sot se nesër s’do ketë më kthim pas.”, shkruan Hysaj.