Policia e Triestes ka arrestuar një shqiptar dhe një kosovar, për dhunimin dhe grabitjen e një 46-vjeçari. Agresorët, të moshave 31 dhe 32 vjeç, sulmuan viktimën me grushte dhe shkelma për t’i marrë portofolin, çelësat e banesës dhe telefonin.
Ngjarja ndodhi në “Viale XX Settembre”, ku viktima raportoi sulmin. Pas një ndjekjeje nga karabinierët, autorët u identifikuan nga viktima.
Të dyshuarit, të njohur nga viktima, janë dërguar në burgun Coroneo dhe do të përballen me procesin hetimor dhe gjyqësor.