Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka denoncuar arrestimet e opozitës si një akt të diktaturës nga qeveria. Ai theksoi se terrori policor, i urdhëruar nga Kryeministri Rama dhe zbatuar nga policia, është një dëshmi se paqeja me krimin në qeveri është e pamundur.
Noka kritikoi arrestimin e drejtuesve të opozitës, përfshirë kryetarin e PD në Pogradec, Genti Cela, dhe akuzoi regjimin për përdorimin e policisë për të frikësuar opozitën.
DEKLARATË PËR MEDIA SEKRETARI I PËRGJITHSHËM NË PD, FLAMUR NOKA
Terrori policor kundër opozitës i urdhëruar nga Rama dhe i vënënë zbatim nga Hoxha i riu dhe narkopolicët e tij, është dëshmiase paqe me krimin në qeveri nuk mund dhe as do të ketë.
Arrestimet dhe procedimet pas protestës, Alizoti: Regjimet pa politikë prodhojnë polici
Partia demokratike dënon me forcë arrestimin e drejtuesvekryesorë të opozitës në Elbasan, Fier dhe veccanëerisht tëkryetarit të PD Pogradec zotit Genti Cela.
Në një akt banditesk I denjë për diktaturat, narko-policia e regjimit ka thirrur për të dhënë deklarime të gjithë drejtuesit e opozitës, me listë, përfshi edhe deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.
Arrestimet e padrejta dhe të dhunshme të cdo demokrati dheopozitari do të marrin sa më shpejt përgjigjen e merituar.
Opozita nuk ndalet dhe as trembet.
Paralizimi që i bëmë mbrëmë vendit për tri orë është vetëm njëranga etapat e mosbindjes civile.
Partia Demokratike dhe qytetarët dëshmuan dje vetëm një pjesëtë arsenalit opozitar, një ndër 77 format e mosbindjes civile.
I trembur nga paralajmërimi se një prej rrugëve tona do të jetëmarshimi në Surrel, Rama lëshoi narkopolicët me uniformën e shtetit për të na trembur.
Cdo provokim dhe kërcënim i tillë nuk na zmbraps por na e thellon bindjen dhe shton zellin e vendosmërinë..
Sado i fortë të jetë bunkeri i makthit tënd, o Edi Rama, nuk ështëmë i pamposhtur se ai i Hitlerit.
Cdo prangë, cdo burgim, cdo arrestim i liderëve dhembështetësve të opozitës, është vetëm një hallkë me shumë nëzinxhirin e zemërimit popullor, që opozita do ta hedhë në qafëpër të të tërhequr nga Surreli tek vendi ku 33 vjet më parëhodhën statujën e idhullit tënd.
Edhe pse Blloku ka ndërruar adresë, vetëm një herë në jetëpopulli mund të ndalet për të hyrë në shtëpinë e së keqës dheushtruar lirinë dhe zemërimin e vet.
Demokratëve u bëj thirrje të mos trëmben.
Edi është vetëm Enveri që ka bërë dhëmbët dhe, kafshimi i tijështë prej qeni të rrahur kur ishte këlysh.