Mbrëmjen e djeshme në protestën e opozitës në Elbasan u ndaluan nga policia tre qytetarë.
Policia ka shoqëruar kryetarin e Partisë Demokratike Pogradec Genti Çela, kryetari i Partisë së Lirisë Pogradec Gentian Çala dhe eksponenti demokrat Luan Tollozhina.
Ata u ndaluan nga policia e Pogradecit për llogari të DVP Elbasan ndërsa mësohet se janë dërguar pranë kësaj drejtorie.
Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me shoqërim apo me ndalim të këtyre personave.