Deputeti i PS, Bujar Çela mëngjesin e sotëm u fut në ambientet e SPAK-ut në lidhje me hetimet pas shpërthimit në fabrikën e tij ku vdiqën babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha.
Avokati Dritan Trifka theksoi se deputeti u mor në pyetje si person nën hetim, por për shkak të gjendjes shëndetësore ai nuk e përfundoi deklarimin sot.