Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale për sulmin fizik që iu bë dje Fredi Belerit jashtë Kryesisë së Kuvendit.
Berisha shprehet se sulmi fizik është një akt rrugaçërie, i denjë vetëm për Edi Ramën.
Ai thotë që provokatori pas aktit banditesk që iu urdhërua nga Edi Rama u largua i qetë.
“Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe aktin banditesk të porositur nga Edi Rama ndaj eurodeputetit Beleri në detyrë. I bëj thirrje Parlamentit Europian të dënojë aktin e paprecedent ndaj deputetit Beleri të organizuar nga Edi Rama, i cili pasi i rrëmbeu mandatin e kryetarit të Bashkisë Himarë dhe e burgosi me dëshmitarë të rremë, i organizon me banditë agresionin fizik,” shkruan Berisha.