-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit, autori dënohet me burg të përjetshëm

Kryesoret

Personi i dënuar me 30 vjet në një burg federal për sulmin me çekiç ndaj bashkëshortit të ish kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u dënua të martën me burgim të përjetshëm, pa mundësinë e lirimit me kusht pas një gjyqi të veçantë shtetëror.

Në muajin qershor, një juri në San Françisko e shpalli fajtor të pandehurin David DePape nën akuza ku përfshihen edhe rrëmbimi me dhunë dhe sulmi ndaj një anëtari të familjes së një zyrtari federal.

Përpara shpalljes së dënimit të sulmuesit DePape me burgim të përjetshëm në akuzën për rrëmbim, gjykatësi Harry Dorfman hodhi poshtë argumentet e avokatëve mbrojtës për një gjykim të ri shtetëror për sulmin e vitit 2022 ndaj Paul Pelosit, i cili në atë kohë ishte 82 vjeç.

“Qëllimi im është që zoti DePape të mos dalë kurrë nga burgu, ai kurrë nuk mund të lirohet me kusht”, tha gjykatësi Dorfman ndërsa shpalli dënimin. “Unë nuk ndjej simpati për ju. Ndjej simpati për viktimën në këtë rast, i cili është me fat që është gjallë”, tha më pas gjykatësi.

Adam Lipson, një avokat mbrojtës publik i San Françiskos, i kishte kërkuar gjykatësit Dorfman që të merrte në konsideratë shëndetin mendor dhe izolimin e të pandehurit DePape, çka e kishte bërë klientin e tij të ndjeshëm ndaj propagandës në internet.

“Ky është një njeri që ka qenë gjithmonë një person paqësor, që i bindet ligjit deri në rastin në fjalë”, tha avokati Lipson përpara se të jepej dënimi.

Të pandehurit iu dha mundësia t’i drejtohej gjykatës përpara shpalljes së dënimit. I veshur me kostumin ngjyrë portokalli të burgut, ai foli gjatë për 11 shtatorin duke e cilësuar si vepër të organizuar nga brenda, ndërsa tha se ish gruan e tij e kishin zëvendësuar me një sozi dhe se avokatët mbrojtës, të siguruar nga shteti, po komplotonin kundër tij.

Në muajin maj, një gjykatëse federale e dënoi me 30 vjet burg 44-vjeçarin David DePape i cili në vitin 2022 hyri me forcë në shtëpinë e ish kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi dhe sulmoi me çekiç bashkëshortin e saj, Paul Pelosi.

Në një sulm të motivuar politikisht, David DePape hyri me force në shtëpinë e zonjës Pelosi në San Françisko më 28 tetor të viti 2022, një javë para zgjedhjeve të atij viti për Kongresin amerikan. Në kohën e sulmit, zonja Pelosi gjendej në Uashington.

I pandehuri e pranoi gjatë gjyqit se qëllimi i tij ishte të merrte peng zonjën Pelosi, e cila atëherë ishte Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, zyrtarja e dytë më e lartë në radhë për presidencën e Shteteve të Bashkuara.

44-vjeçari e goditi Paul Pelosin me çekiç në kokë përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje dhe ta neutralizonte atë.

Paul Pelosi, 82 vjeç në atë kohë, pësoi frakturë në kafkë dhe lëndime të tjera që i kanë lënë pasoja, siç shprehej ai në një letër dërguar gjykatëses përpara vendimit të majit. Zoti Pelosi tha se vazhdon të ketë marrje mendsh, probleme me ekuilibrin dhe ka dëmtime të fijeve nervore në dorën e majtë./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit