-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

50 plumba! Kjo është gruaja e pafajshme që u vra në Shkodër

Kryesoret

Gruaja në foto është Flutura Basha e cila ishte duke udhëtuar me motor së bashku me bashkëshortin e saj në zonën e Dobraçit, kur makina e dy objektivave të atentatit, e drejtuar nga Hamza Lici humbi kontrollin pas plumbave të autorëve të krimit dhe i përplasi dhunshëm.

Flutura humbi jetën në vendngjarje, teksa bashkëshorti i saj ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Në atentatin e një dite më parë u qëllua me breshëri automatiku ndaj Hamza Licit, vëllai i Ibrahim Licit dhe Arlind Bushati, djali i politikanit demokrat të Shkodrës, i cili kishte kandiduar dhe për kryetar bashkie.

Pak minuta pas ngjarjes, një makinë e djegur “Range Rover” u gjet në zonën e Grudës së Re, brenda së cilës u gjetën 2 armë automatike. Ndërkohë që 3 pistoleta u gjetën dhe në makinën e viktimave.

Policia ka ushtruar kontrolle në disa zona të Shkodrës gjatë mbrëmjes së të mërkurës, teksa 10 persona u shoqëruan për informacione, mes të cilëve dhe Safet Bajri, që më pas u lirua. Mbi 50 gëzhoja janë gjetur në një distance prej rreth 150 metër. Dyshohet se kanë qenë 3 autorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit