Ka tension. Nis përplasja jashtë sallës së Parlamentit të Shqipërisë. Seanca nisi e qetë brenda por demokratët e përjashtuar erdhën me vonesë për shkak të mbledhjes së grupit. Në momentin që arritën Garda kishte vendosur gardhin metalik duke e blinduar hyrjen.
Demokratët me Flamur Nokën në krye nisën shtyrjet dhe përplasjet me gardën. “Luan Baçi dhe Albana Vokshi nuk janë të përjashtuar, hapeni rrugën të futen brenda” ishin thirrjet e Saimir Korreshit.