Nga përmbytjet në Spanjë kanë humbur jetën mbi 150 njerëz dhe po vazhdon kërkimi për personat e zhdukur.
Autoritetet kanë bërë të ditur se mes viktimave të kësaj katastrofe të tmerrshme është edhe 28-vjeçari Hoze Kastijeho, ish-futbollist i Eldense i rritur në akademinë e Valenecias. Ai kishte kaluar gjithë karrierën e tij në kategoritë e ulëta të futbollit spanjoll në skuadrat e zonës pasi ishte larguar nga akademia e klubit të njohur.
E gjithë krahina është paralizuar nga pasoja e rënda të këtyre përmbytjeve dhe ndeshjet që do të organizoheshin këtë fundjavë, mes të cilave Valencia-Real Madrid për La Liga, janë shtyrë për një datë tjetër.