-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biletat për ndeshjen e NBA, Rama: Dhuratë, nuk jam i detyruar ta deklaroj

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të tregojë se kush ia dhuroi biletat e kripura të ndeshjes së NBA që ndoqi në rreshtat e parë gjatë vizitës në Nju Jork. Ai ka treguar se është një dhuratë nga një mik dhe nuk është i detyruar që ta thotë.

“Është një dhuratë që nuk jam i detyruar ta deklaroj. Përsa u përket dhuratave, unë jam i pari kryeministër që çdo dhuratë dhe që në raste të caktuara kanë një vlerë shumë të madhe dhe unë çdo dhuratë e kam regjistruar në një muze në kryeministri. Vetëm me ora të dhuruara kanë një vlerë shumë të madhe. Pyes nëse kryeministrat e tjerë a kanë marrë dhurata? Ku kanë shkuar. Kanë marrë piktura të Galerisë Kombëtare në shtëpi. Kanë marrë karrige në shtëpi. Është një histori turkoshakësh”, tha Rama.

Ndërsa për udhëtimet me avionin çarter u shpreh se “Mua për dhurata dhe luks… Çarteri? Unë fluturoj me dy mënyra. Kur kam detyra si kryeministër fluturoj me avionin e posaçëm. Kur fluturoj me familjen unë marr bileta të Air Albania, Wizz Air. Të gjithë kryeministrat e rajonit kanë avion. Pse unë jam çmendur të marr një avion me qera 20 mijë euro ora siç thonë disa palaço, sharlatanë nëpër studio.

Mua çdo euro që është e buxhetit për mua është e paprekshme. Për avionin kemi bërë një marrëveshje. Ka një shumë vjetore të udhëtimit të kryeministrit dhe ne ia kemi dhënë palës tjetër këtë ofertë nëse e pranojnë. Ne bëjmë të njëjtin shpenzim mesatar si kryeministrat e kaluar.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit