-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kriza/ Gonzato: Opozita të ulet në dialog! Rama: S’i ndaloj dot të vrasin veten

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE-së, Gonzato kanë folur për situatën politike dhe mosbindjen civile të opozitës. Rama tha se është gati për dialog, por këtë duhet ta bëjë edhe opozita.

Edi Rama: Lidhur me dialogun unë jam shumë dakord, por problemi është që kur duhet të vallëzosh duhen dy veta, dhe nuk hidhet vallja nëse të dy nuk duan ta hedhin vallen. Kush është për dialog sot është shumë e thjeshtë, kush është i gatshëm të flasë. Kush nuk është për dialog. Nëse nuk ka gatishmëri nga të dy anët për të folur nuk ka dialog. Ndihen të vetëpërjashtuar. Pa asnjë bazë faktike të qëndrimeve tona, është zgjedhja e tyre legjitime, edhe zgjedhja për të vrarë veten politikisht është legjitime, nuk ndalohet dot.

Ambasadori Gonzato: Nuk mendoj se jam dirigjent i mirë, më mirë rri në auditor për ta dëgjuar. Por kam theksuar faktin që duke pasur parasysh rëndësinë e reformave që duhet të marrë Shqipëria. Opozita të ulet në tryezë, jam përpjekur që ta lehtësoj sa të mundem, jam përpjekur të bëj thirrje dhe ta mbaj të përfshirë opozitën. Jam gati të ndaj cdo informacion që duan, por kjo kërkon edhe gatishmëri dhe angazhim nga të dy palët, jo vetëm nga ana e qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit