Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjet e rendit të ditës. Presidenti Bajram Begaj e ktheu ligjin ‘Për inspektimin’, por ai u rrëzua me 74 vota kundër.
Në po këtë seancë, u miratuan edhe dy projektvendime: një për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”, i cili do të vazhdojë hetimet deri më 14 nëntor, dhe një tjetër për miratimin e strukturës dhe klasifikimin e pagave për personelin me kohë jo të plotë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.