-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/ Kapet me armë, arrestohet 34-vjeçari

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar, D. R., i cili qarkullonte i armatosur në zonën e Unazës së Re. Operacioni, i koduar “Driver”, u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas informacioneve mbi një individ të armatosur.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij në rrugën “Teodor Keko”, policia gjeti dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak.

34-vjeçari është akuzuar për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, dhe materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit