Deputeti i Partisë Demokratike, Andrea Mano, ka marrë sot mandatin e tij në Kuvend, duke zëvendësuar Ervin Salianjin, i dënuar me një vit burg për shpifje. Mano u shfaq i shoqëruar nga deputeti socialist Ilir Pendavinji.
Po ashtu, në seancën e sotme, Erjon Meka u betua si deputet, zëvendësues i Jurgis Çyrbes, i arrestuar për akuza të rënda. Meka hyri në Kuvend krah deputetit të PS-së, Ilir Ndraxhi.
Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor për shitje të sekretit shtetëror dhe dekonspirim të operacioneve të policisë, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin ‘Sky ECC’. Rrethanat rreth arrestimit të tij përfshijnë akuzat për bashkëpunim me kriminelët dhe manipulimin e votave në Durrës.