-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alket Veliu: Provokimi i Greqisë dhe sfida ndaj Drejtësisë

Kryesoret

Vizita e “eurodeputetit” grek Fredi Beleri në Tiranë ka shkaktuar një valë reagimesh në Shqipëri, duke u interpretuar si një provokim i hapur nga ana e Greqisë. Duke qenë se Beleri është i dënuar nga drejtësia shqiptare për krime të rënda, kjo vizitë ngre pikëpyetje të forta mbi respektimin e ligjit dhe marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Gjykatat shqiptare e dënuan Fredi Belerin me dy vite burg për blerjen e votave gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023. Ky dënim nuk është një rast i izoluar i gjykatave në mbrojtje të procesit zgjedhor për të siguruar që çdo akt i paligjshëm të ketë pasoja. Dënimi i tij tregon se autoritetet shqiptare janë të gatshme të veprojnë ndaj shkeljeve, pavarësisht nga presionet politike ose diplomatike.

Ndërsa Parlamenti Evropian, brenda kuadrit dhe mjeteve të veta statuore, si një far që ndriçon rrugët e Evropës, duhet ta ketë të qartë se dallga e nacionalizmave mund të shmanget vetëm me një politikë konstruktive dhe të përbashkët, në kuadrin e së cilës personat e inkriminuar nuk duhet të përfitojnë nga “atavizmi Kristian”, që nuk ka asnjë lidhje me frymëzimin progresiv të Ungjillit, që pranon detyrimin e të gjithëve për t’iu nënshtruar dinjitetit dhe ligjit. Të mos harrojmë që BE dhe ShBA janë investitorët kryesorë të institucioneve të reja të drejtësisë në vend.

Në këtë kontekst, përfshirja e Belerit në delegacion e PE duket si një tentativë për të sfiduar autoritetin shqiptar dhe për të minuar sistemin ligjor në Shqipëri. Për këtë rast duhet të reagonte dhe pala shqiptare, për të mos pranuar Belerin e dënuar nga drejtësia jonë të ishte pjesë e delegacionit të PE në Tiranë.

Neurozat dhe veprimtaria e antishqiptare e këtij shqiptari gjakprishur, kanë ndjekur njëra-tjetrën. Të mos harrojmë se Beleri është dënuar nga gjykata shqiptare edhe për përdhosjen e simboleve tona kombëtare. Për vite me rradhë ai ka qënë në krye të sillogjeve irredentiste greke, duke pretenduar autonominë e Himarës

(shiko foton bashkëngjitur).

Ndërsa sulmet e mbrapshta që erdhën nga Athina zyrtare, pas “incidentit me vezë e kos” në Tiranë, nuk befasojnë askënd. Politika greke ka mbi një shekull që vuan nga komplekse patologjike të mbledhura përgjatë kohëve, me një ekskluzivitet të hapur luftënxitës dhe pushtues, pavarësisht se ky shtet është anëtar i BE-së, cënon dhe provokon interesat e paqes dhe të sigurisë.

Vizita e Belerit vjen pas një periudhe tensioni mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe vet Beleri ishte një deus ex machina për përndezjen e pasioneve nacionaliste. Tensionet mes dy vendeve kanë njohur ulje dhe ngritje, por kurrë nuk janë shuar, pasi asnjeherë palët nuk janë ulur të diskutojnë origjinën e konflikteve dhe të punojnë për t’i zgjidhur ato. Me arrogancën e të fortit pala greke ka diktuar axhendën e vet dhe ka bërë presion për të nënshtruar shqiptarët, deri në cënim të mëvetësisë së tyre.

Reagimi i opinionit publik shqiptar ditën që Beleri u shfaq në Tiranë me rrason e “parlamentarit evropian”, ka qenë i fortë dhe kritik. Shumica e qytetarëve e shohin këtë si një shkelje të sovranitetit shqiptar dhe si një sfidë ndaj autoritetit të institucioneve vendase, ndaj dhe protestat e qytetarëve tregojnë maturitet dhe dinjitet. Protesta nuk ishte kundër delegacionit të delegacionit te PE, por kundër sfidës që një i dënuar nga drejtësia shqiptare (madje dhe nga ajo greke), i bëri institucioneve shqiptare.

Është thelbësore që autoritetet shqiptare dhe politika shqiptare të qëndrojnë të forta ndaj këtyre provokimeve dhe të punojnë për ndërtimin e marrëdhënieve më konstruktive me fqinjët e tyre, duke mbështetur gjithashtu integritetin e sistemit ligjor shqiptar si një parakusht për stabilitetin rajonal dhe integrimin në Evropë.

Padyshim politika të tilla me “desantimin” e Belerit në dyert e institucioneve më të larta të shtetit shqiptar janë dritëshkurtëra, aq më shumë që shqiptarët nuk janë më të si 30 vjet më parë, por kanë dy shtete në ballkan dhe në një shtet të tretë janë faktor i rëndësishëm. Do të ishte e udhës që shqiptarët dhe grekët t’i zëvëndësonin marrëdhëniet e tyre me një solidaritet interesash të ndërsjellta, të dialogonin mes tyre mbi bazën e parimit të reciprocitetit, pa patur frikë nga e shkuara dhe, me kurajo, të përballeshin me problemet e pazgjidhura mes tyre, ku padyshim çështja çame është problemi më emergjent, që kërkon zgjidhje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit