Ditën e sotme në SPAK është paraqitur kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci.
Teksa po futej brenda ambienteve të SPAK, gazetarët e kanë pyetur Benet Becin se për çfarë është thirrur, ai u përgjigj: “Ja ta shikojmë”.
Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë e thirrjes së Becit në SPAK, edhe pse kohë më parë opozita e ka akuzuar se ka dhënë leje ndërtimi për bandat e Shkodrës.