Përmbytjet e mëdha në Spanjë kanë bërë që numri i viktimave të rritet dhe të vazhdojë kërkimi i personave të zhdukur.
Deri tani numri i viktimave në Spanjë ka shkuar në 205 dhe kryetari i bashkisë Alfafar në Valencia ka bërë një apel për ndihmë.
Ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles tha se 500 trupa të tjerë po dërgoheshin në rajon dhe se më shumë mund të dërgoheshin nëse do të ishte e nevojshme. Ndërsa në zonat e prekura kishte tashmë 1500 ushtarë ndihmës.
Ndërkohë ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët janë vazhdimisht në kërkim të ndonjë të mbijetuari.