Deputeti i Partisë Demokratike Luan Boçi me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar që ka zhvilluar takim me kryesinë e PD-së në Shkodër. Boçi thotë se ky takim është për organizmin e marshimit kundër krimit që ka pushtuar Shkodrën.
Ai thotë që kjo ngjarje e rëndë me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur është këmbanë alarmi për mungesën e sigurisë që ekziston për çdo qytetar shkodran.
“Një marshim në formë proteste kundër shtetit dhe policisë të inkriminuar që janë bërë palë me krimin dhe nuk garantojnë jetën e qytetarëve. Mobilizim dhe angazhim i të gjitha strukturave të Partisë Demokratike dega Shkodër për të sensibilizuar qytetarët që të jenë pjesë e këtij marshimi dhe për ti thënë ‘Stop’ krimit, pasigurisë dhe sundimit të bandave në Shkodër.”, shkruan Boçi.