-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta në Shkodër, Paloka: Pjesë e mosbindjes civile të opozitës

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se protesta nesër në orën 12:00 në Shkodër mund të konsiderohet si pjesë e mosbindjes civile.

Paloka u shpreh se Shkodra mund të jetë në një pikë kulminante të bashkëpunimit që krimi ka me policinë dhe qeverinë. Ai thotë që përveç Shkodrës gati në ato niveli është Durrësi, Elbasani dhe Vlora.

Paloka thekson se në qytetet e tjera kryesore duket se kanë rënë në një qetësi fallco, jo sepse aty nuk ka krim por sepse aty bandat e qeverisë e kanë vendosur rregullin në thonjëza.

“Ajo që ndodh në Shkodër tashmë nuk është më thjesht një akuzë e ngritur nga opozita por është e konfirmuar edhe nga përgjimet e fundit të dala dhe të sjella nga shërbimet e huaja në Shqipëri. Përgjimet e ‘’Sky ecc’’ që kanë vërtetuar plotësisht se në Shkodër bandat e pushtetit në bashkëpunim direkte me policinë kanë vënë nën thundër qytetin, e shfrytëzojnë për interesin e tyre dhe sigurisht e shfrytëzojnë për interesat direkte të Edi Ramës, që janë interesi i marrjes së pushtetit dhe grabitjes së votave”, u shpreh Paloka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit