-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Korçë: Trashëguam një skemë skandaloze pensionesh, ne bëmë reformën tani marrin deri në 400 mijë lekë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me pensionistët në Korçë. Rama u shpreh se skema e pensioneve që ata kanë trashëguar ishte skandaloze dhe qeverisë i duhej kohë e gjatë për të gjetur mënyrën se si funksionon sistemi i pensioneve.

“Ishte vendosur një tavan që ishte 24 mijë lekë dhe pavarësisht se cfarë kontributesh kishin dhënë njerëzit nuk merrnin pension më shumë se 24 mijë lekë. Pensioni mesatar në 2013 ishte 105 euro. Pa folur pastaj për minimalin që ishte një pension që nuk e merrnin të gjithë. Ne gjetëm dhjetëra mijëra pensionistë pa pension fare sepse nuk kishin kontribuar në skemë. Ne bëmë reformën që tavani i atëhershëm të zhbëhet dhe sot të kemi një numër pensionistësh që marrin pension edhe 300 edhe 350 apo 400 mijë lekë. Nga ana tjetër kemi një pasqyrë diferencimi midis mësuesve psh që kanë dalë në pension para 2014 dhe ata që kanë dalë pas 2014. Ata që kanë dalë pas 2014 marrin pension më të madh se ata që kanë dalë para 2014.”, tha Rama.

Më pas ai tha se problemi është tek pagat në sektorin privat, ku e kanë gjetur me 520 mijë kontribues dhe e kanë rritur në 800 mijë.

“Për këtë arsye skema që financon pensionet që garantonte 510 mln euro në total, sot mbledh 1.3 miliard. Por nuk mjafton sepse për të paguar pensionet na duhen 1.8 miliardë. Midis 1.3 dhe 1.8 është një gjysmë miliardë euro që paguhet nga shteti për të dhënë këto pensione që janë. Ne kemi rritur bonusin e fund vitit”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit