Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën pasi plumbi e kapi në kokë. Dy makina kanë qëlluar me breshëri dhe plumbi i ka kapur kokën 3-vjeçarit.
Menjëherë ai u dërgua në Qendrën Shëndetësore të Markopoulos dhe më pas në spitalin Aglaia Kyriakou, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte. Në vendngjarje janë gjetur më shumë se 20 gëzhoja.
Sipas medias greke ToVima shënjestra e këtij atentati është babai i 3-vjeçarit, i cili vetëm disa ditë më parë ka dalë nga burgu.
Shkak i këtij atentati është një konflikt mes dy familjeve, të cilat në vitin 2022 janë përfshirë po në dy incidente me armë zjarri, një në Koropi dhe një në Agios Panteleimonas.