Ekipi Kombëtar U-21 i Shqipërisë, i drejtuar nga Alban Bushi, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Moldavisë gjatë muajit nëntor. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se takimet do të luhen në Shqipëri në datat 15 dhe 18 nëntor.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin e Vorës, me orar të caktuar në 14:00 për të dyja takimet. Këto janë mundësi të shkëlqyera për trajnerin Bushi për të provuar lojtarët aktualë dhe për të vlerësuar talente të rinj nga ekipet e moshave që mund të kontribuojnë në kualifikueset e ardhshme të Europianit.
Ndeshjet miqësore të Shqipërisë U-21:
Shqipëri U-21 – Moldavi U-21, 15 nëntor, ora 14:00, stadiumi “Vora”
Shqipëri U-21 – Moldavi U-21, 18 nëntor, ora 14:00, stadiumi “Vora”
Related