Opozita zhvilloi sot marshimin në Shkodër. Qytetarët u grumbulluan para godinës së bashkisë së qytetit të Shkodrës pas ngjarjes së fundit ku u vranë 3 persona mes të cilëve edhe një kalimtare e rastit.
“Shkodra është nën kthetrat e krimit shtetëror. Çdo vrasje që bëhet në Shkodër ka një prapavijë politike, e gjitha bëhet për të spastruar rrugën që nesër në krye të listës të vijë Edi Rama.
Siç ishte mandatin e kaluar në krye të listës së Durrësit dhe gjithë listë e Durrësit ja përcaktoi krimi i organizuar, këtë skenar përpiqet ta sjellë në Shkodër.
Pra gjithçka ktu është në territorin e krimit politik të Rilindjes. Sot Partia Demokratike dhe opozita ka organizuar ktë marshim, marshim proteste kundër krimit politik”, u shpreh Flamur Noka.
“Qytetnimi asht ma i fort se krimi! Po na vrasin”! Protestë në Shkodër