Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në emisionin Off the Record në A2CNN ka treguar se ka bërë gati padinë për arrestimin e Ilir Metës.
Ai tha se Meta nuk ka asnjë problem shëndetësor dhe luhatje humori.
‘Kemi përgatitur kallëzimin penal për personat që janë përgjegjës, ministri i brendshëm, drejtori i policisë. Kallëzimi duhet të përmbushë, duhet të dokumentojë faktin që ka ndodhur. Prokuroria është e detyruar të identifikojë personat.
Nëse ne bëjmë kërkesë do të na thonë janë sekret, të dhënë të klasifikuara, por prokurori është i detyruar të kërkojë dokumentacionin e plotë të atij operacioni. Arrestimi i Metës është mesazh për ta denigruar. I ngjajnë atyre aksioneve antimafia në Itali. Këto bëhen kur operacioni është i rrezikshëm dhe mund të godasë me armë’, tha avokati Gjokutaj.