-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT+FOTOT/ Arrestohen 7 pedagogët e Universitetit të Elbasanit, Prokuroria jep detajet

Kryesoret

Tre ditë më parë u arrestuan 7 pedagogë të Universitetit të Elbasanit dhe një sekser pasi akuzohen për korrupsion. Pas administrimit të provave, janë arrestuar sekseri Gazmend Hodaj dhe pedagogët Florinda Tarusha, Monika Hodaj, Ornela Bilali, Zyrha Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu.

Ata u merrnin para studentëve që të kalonin provimet e mbartura në sezonin e vjeshtës.
Prokuroria e Elbasanit ka dalë në njoftim zyrtar dhe thotë që A.Ll. dhe disa studentë kanë nisur hetimet ndaj disa pedagogëve që kryejnë aktivitet korruptiv në Fakultetin e Ciklit të Ulët në Elbasan.

“Menjëherë në vijim të veprimeve hetimore të kryera jane bere kontrollet e banesave dhe sekuestrimet e provave materiale si dhe shoqërimi i personave në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Është shkuar në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, si dhe ne Fakultetit e Ciklit te Ulet ne Universitetin “Aleksandër Xhuvani” ku është ushtruar kontrolli dhe është bërë sekuestrimi i dokumentacionit në lidhje me rastin korruptiv.

Është administruar me procesverbal këqyrje marrje në Sekretarinë e Fakultetit të Ciklit të Ulët dokumentacioni për secilën nga lëndet mësimore që studentja ka dhënë si provime të mbartura në sezonin e vjeshtës (muaji Shtator 2024).”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit