Një turmë e të mbijetuarve nga përmbytjet në Spanjë ka shprehur zemërimin e saj ndaj mbretit Felipe VI, duke i hedhur baltë dhe duke e quajtur “vrasës” gjatë vizitës së tij në një nga qytetet më të goditura. Monarku, i shoqëruar nga zyrtarë qeveritarë, përpiqej të bisedonte me banorët, por përballë thirrjeve të protestuesve, policia u detyrua të ndërhyjë për të mbajtur turmën nën kontroll.
Përmbytjet e së martës kanë shkaktuar mbi 200 viktima dhe kanë shkatërruar mijëra shtëpi. Më shumë se 60 nga të vdekurit ishin në Paiporta, epiqendra e kësaj tragjedie. Pavarësisht situatës dramatike, mbreti ka tentuar të ruajë qetësinë dhe të flasë me banorët, edhe pas incidentit me baltën.