Donald Trump ka publikuar një kolazh fotosh në platformën e tij Truth Social, duke krahasuar kapacitetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Në postimin e tij, Trump thekson se forcat ushtarake të SHBA, përfshirë Marinën, Forcat Ajrore dhe Mbrojtjen Ajrore, janë “100% operacionale”.
Ai ka përdorur po ashtu një mesazh që sugjeron një avantazh të plotë të SHBA-së, duke e përshkruar Iranin si “zero”, përkundrejt kapaciteteve të forcave amerikane. Trump ka tentuar të ilustrojë superioritetin e forcave amerikane në një kohë kur tensionet me Iranin janë të larta.









