-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Turi i diasporës, Rama në Selanik: Shqiptarët, model bashkëjetese

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me bashkëkombësit në Selanik, theksoi se shqiptarët janë një model bashkëjetese. Ai përshkroi Selanikun si një urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit, duke nënvizuar historinë e thellë të bashkëpunimit që ky qytet ka ofruar për rrethinat e tij.

Rama shprehu krenari për kombin e tij dhe theksoi se muaji nëntor, i njohur si muaji kuq e zi i pavarësisë dhe çlirimit, është një kohë e veçantë për shqiptarët.

“Selaniku është një urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit . të takosh shqiptarë në Selanik është një mundësi për të depërtuar thellë në një histori të thellë të bashkëpunimit, që një qytet si ky, ka ditur gjithmonë t’u ofrojnë botëve që e rrethojnë. Unë jam këtu sot me ju, që sapo ka hyrë nëntori, muaji ynë kuq e zi i pavarësisë dhe i çlirimit. Dy ditët dhe dy datat tona më kuptimplota për të sotmen tonë evropiane, porsi shqiptarë dhe si selanikas, ju keni kremtuar festën e pajtorit të qytet të Shën Dhimitrit, është më shumë se një pajtor qyteti”, tha ai.

“Ju duhet t’ua mësoni me krenari fëmijëve tuaj që ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun dhe i ka dhënë shansin të gjejë vendin në bashkësinë e shtetit modern grek,” tha Rama, duke theksuar rëndësinë e kulturës dhe identitetit shqiptar në këtë kontekst.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit