Partia e Lirisë ka mbledhur online Komisionin e Diasporës. Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha se sot dy javë Ilir Meta është arrestuar.
Blushi tha se Meta përcjell mesazhin e tij për një shumëfishim të aksionit në diasporë si dhe nxitja e strukturave atje që të jenë më aktive.
“Ilir Meta si sot dy javë kur rrëmbye në mënyrë terroriste nga narkoregjimi. Ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta dhe ju përcjell mesazhin për nevojën e shumëfishimit të aksionit në diasporë, jo vetëm për t’i njohur me situatën e vështirë mu ndodhet vendi, pro edhe për të nxitur strukturat të jenë më aktive në këtë situatë të paprecedentë për partinë dhe vendin”, tha Blushi.