-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PL takim online me strukturat e diasporës, Blushi: Të dënojmë pa mëshirë narkoshtetin

Kryesoret

Partia e Lirisë ka zhvilluar sot online mbledhjen me strukturat e diasporës.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi u shpreh se diaspora është dhe do të jetë në ballë të betejës kundër narkoshtetit.

“Është e domosdoshme që të gjitha strukturat tona në Diasporë, në SHBA, në Angli, dhe në të gjithë vendet e Bashkimit Europian të vlerësojnë me realizëm dhe të ndërmarrin veprime të shpejta dhe sigurisht të vendosura në drejtim jo vetëm të një organizimi më efikas, por sigurisht edhe të njohjes të kësaj situate dramatike dhe të përcjelljes së informacioneve në të gjithë vendet dhe miqtë tanë të huaj, sepse është shumë e rëndësishme të theksohet që Shqipëria është Shteti i parë në historinë e Europës që identifikohet si Narkoshtet, nuk ka asnjë precedent të ngjashëm në të gjithë historinë e Europës. Edi Rama ka thyer kështu edhe një tjetër rekord në këtë drejtim, pa llogaritur faktin që sot Shqipëria ka hyrë në një proces të Integrimit Europian si vendi ku të gjitha indekset, përfshi luftën kundër korrupsionit, Shtetin Ligjor, drejtësinë, median etj. ka raportet më negative vit pas viti dhe çështë më e rëndë akoma, sot Shqipëria ka hyrë në këtë proces, pra në procesin e hapjes së grup kapitujve me Bashkimin Europian, si Shteti ku ka të burgosur politikë.”, tha Blushi.

Ai theksoi se duhet të riorganizohen fuqishëm kudo në diasporë për të dënuar pa mëshirë narkoregjimin që ka 11 vite që ka shpopulluar Shqipërinë në mënyrë kriminale.

“Ndaj dua të theksoj se ky arrestim i paligjshëm dhe banditesk i dy javëve më parë është jo vetëm shfaqja por edhe thelbi kriminal i një procesi të tërë hetimor ndaj Presidentit Meta, që është bazuar vetëm në montime politike me dëshmitarë të rremë dhe me probleme serioze me drejtësinë dhe për fat të keq dhe të disa osh bashkëpunëtorëve të zotit Meta që prej kohësh kanë rënë në rrjetën e SPAK- ut për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mendjelehtësisë së tyre dhe që u kthyen edhe në bashkëpunëtorë të regjimit ,të këtij regjimi të cilit i kemi bërë të qartë dhe falenderoj edhe mijëra anëtarët tanë në Diasporë për solidaritetin dhe për mbështetjen që na kanë dhënë në këtë drejtim, pra që ky regjim ta harrojë se do të mund ta marri peng këtë forcë politike, këtë forcë patriotike dhe se ky rregjim do ta marri ndëshkimin me të ashpër nga anëtarët tanë brenda vendit, nga anëtarët tanë në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe sigurisht nga Diaspora jonë, në të cilën ne kemi struktura shume solide, kemi drejtues si ju, personalitete, të mirë arsimuar dhe që keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për partinë tonë, kontribut intelektual dhe sidomos në hartimin e alternativës sonë të një mirë qeverisjeje, të alternativës sonë patriotike, të alternativës sonë që rikthen shpresën dhe besimin, të 5 prioriteteve tona madhore për 4 milionë shqiptarë plus.”, u shpreh Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit