Policia e Tiranës ka bërë bilancin dhe gjatë kësaj javë janë arrestuar 27 persona, si dhe janë vendosur 11 704 gjoba.
Këto gjoba janë vendosur rreth 1 672 në ditë për arsye të shpejtësisë së lartë, përdorimin të celularit, mos vendosjes së rripit të sigurimit, për xhama të zinj etj.
Ndërsa 6 pezullime janë vendosur për drejtim nën efektin e alkoolit, 11 raste për tejkalim shpejtësie, si dhe janë bllokuar 11 makina, ku pesë prej tyre për mos pasjen e dokumentave me vete.
Gjithashtu 27 arrestimet janë për pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, mosbindje nga policia e rendit etj.