-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama njofton aplikacionin për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me shqiptarët në Selanik, shpalli se së shpejti do të jetë në dispozicion një aplikacion që do të ndihmojë fëmijët e emigrantëve të mësojnë gjuhën shqipe. Ai theksoi se ky nismë do të jetë në përkrahje të familjeve dhe do të krijojë mundësi për mësim më interaktiv dhe të aksesueshëm.

Rama njoftoi se 50 mësues do të punojnë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

“Krijimi i një rrjeti mësuesish të lidhur me Ministrinë e Arsimit, shtrirje edhe në Greqi që fëmijët dhe prindërit të mësojnë shqip me mësues të dedikuar. Shumë shpejt do të vëmë në dispozicion një program të ri,. Shumë të zhvilluar dhe miqësor me fëmijët, dhe shumë i dobishëm për prindërit për të mësuar shqip përmes një aplikacioni në kompjuter.
Ndryshe nga programet në televizion apo që kemi bërë deri tani është më miqësor, sepse është vështirë t’i përqendrosh fëmijët para një leksioni të një mësuesi, ndërsa me aplikacion është më e lehtë”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit