Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në takimin me shqiptarët sot në Selanik.
Rama tha se disa individë ishin në protestë kundër ardhjes së tij, duke përdorur fletushka dhe parulla që lidhen me termin e “Vorio Epirit”.
Ministria e jashtme greke tha se historia midis dy vendeve nuk ndryshon.
“Historia midis dy vendeve nuk ndryshon, prandaj është i nevojshëm respekti i plotë nga ana e Shqipërisë, të të drejtave të minoritetit etnik grek. Ky përbën një kusht eksplicit për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë , sipas qëndrimit unanim të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të datës 11 tetor 2024”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme greke.