Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të cilët akuzohen për trafik droge. Shqiptarët janë të moshës 20 dhe 24 vjeç.
Oficerët kanë vënë re lëvizjet e shqiptarëve të cilët kanë hyrë në parkingjet se supermarketeve në zona midis tavernolës dhe Cernobbio duke u takuar me disa persona.
Më pas nga kontrolli i makinës së shqiptarëve u gjetën të fshehura në kroskot disa doza kokainë në total prej 10 gramë e gjysëm dhe para të gatshme në vlerën 540 euro.
Ndërsa në banesën e tyre u gjetën 60 gramë kokainë të ndarë në doza gati për shitje dhe rreth 2500 euro.