Në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet projekt buxheti i 2025, ka marrë pjesë nga opozita vetëm deputeti Dashamir Shehi.
Ministri i Financave Petrit Malaj në Komisionin e Ekonomisë tha se sot ekonomia shqiptare vijon në trend pozitiv.
“Prodhimi i brendshëm bruto, i ndjekur me rritje më të fortë prej 4.1 për qind në tre mujorin e dytë. Rritja në gjysmën e parë të vitit 2024, u zgjerua me 3.9 për qind. Rritja ekonomike gjatë kësaj periudhe ka pasur bazë të gjerë sektoriale me kontributin më të lartë shërbimet dhe ndërtimi. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u kontraktuan me 2.5 për qind krahasuar me një vit më parë. Eksporti i shërbimeve ka shënuar rritje të fortë pozitive të lidhur me turizmin. Importet u zgjeruan me 6.7 për qind në gjysmën e parë. Të dhënat paraprake, indirekte tregojnë qëndrueshmëri të rritjes ekonomike. Treguesit e ekonomisë janë mbi mesataren historike. Duke faktorizuar këto zhvillime pozitive, kemi rishikuar projeksionet tona për rritjen ekonomike të këtij viti në 3.9 nga 3.7 fillimisht.”, tha ministri Malaj.