-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk e punësoi, nipi vret kryebashkiakun turk

Kryesoret

Një tragjedi e rëndë ndodhi në Turqi, ku Hilmi Sen, kryebashkiak i Baliseykh, u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne. Incidenti ndodhi teksa ai po udhëtonte me makinë, dhe sipas raportimeve të mediave lokale, autori i krimit ishte nipi i tij.

Gjatë sulmit, përveç kryebashkiakut, u vra edhe shoferi i tij, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur. Policia arrestoi autorin, i cili në dëshminë e tij deklaroi se kishte kryer krimin për shkak se kryebashkiaku nuk e mbajti premtimin për ta punësuar në administratë.

Hilmi Sen, anëtar i Partisë Islamike të Prosperitetit të Ri, ishte zgjedhur kryetar bashkie në mars 2024, por kishte dhënë dorëheqjen nga partia e tij në korrik të këtij viti. Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka sjellë reagime të shumta për dhunën që po shfaqet në politikën lokale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit